Rama dhe Mickoski promovojnë "One Stop Shop" në Qafë Thanë - Lajm i ri kufitar

Kryeministrat Edi Rama dhe Hristijan Mickoski do të shkojnë në pikën kufitare Qafë Thanë në ditën e diel, 22 nëntor 2026, për të promovuar sistemin e ri të kontrollit kufitar "One Stop Shop".
Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 10:00, pas së cilës do të mbahen edhe deklarata të përbashkëta për mediat.
Sistemi "One Stop Shop" (një ndalesë e vetme) është një modernizim i procedurave doganore dhe policore, i cili zëvendëson kontrolllet e ndara dhe të përsëritura në të dyja anët e kufirit me një kontroll të koordinuar dhe të unifikuar.
Kjo iniciativë ka si qëllim kryesor reduktimin e kohës së pritjes dhe lehtësimin e qarkullimit të lirë të udhëtarëve dhe mallrave midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Pika kufitare Qafë Thanë është një nga nyjet kryesore të transportit dhe shkëmbimit tregtar në rajon, duke u përfshirë si pjesë strategjike e Korridorit VIII dhe rrugës kryesore drejt bregdetit shqiptar.
Me këtë sistem, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të arrijnë të përmirësojnë më shumë lidhjet ekonomike dhe të sigurojnë një proces kufitar më efikas dhe më shpejt.